kush jemi ne?
Sukses Për Mëngjes® (SPM) është mjedisi ku bëhen bashkë edukimi dhe zhvillimi, studioja dhe ekspertiza në një vend.
Katër Këndet e Suksesit Tuaj
1. Shkolla: E Vetmja Që Të Bën sipërmarrës
SPM nuk është thjesht një kurs fotografie; është shkolla e vetme e specializuar për biznesin e fotografisënë Shqipëri.
Ne trajnojmë njerëz të apasionuar — nga ata që sapo kanë filluar deri tek profesionistët që punojnë — për t'i kthyer fotot e tyre në një burim të mirë të ardhurash. Ne ju mësojmë artin teknik, PO ASHTU edhe anën më të rëndësishme: si të menaxhoni, shisni dhe të rrisni një biznes fitimprurës. Ne fokusohemi tek shitja dhe marketingu praktik, jo tek librat.
2. Studio Marketing: Ekspertiza Jonë, Prova Jonë
Pse kemi nevojë për një Studio Marketing? Sepse duam të jemi gjithmonë aktualë dhe realë në trajnimet tona. Ne nuk ndajmë këshilla të vjetruara!
Përvoja jonë e përditshme me klientët (nga krijimi i markave nga zeroja deri tek zhvillimi i uebsajteve dhe prodhimi i medias) na lejon të jemi ekspertë të vërtetë. Kur merrni shërbime nga ne, merrni kontent që vërtet i rrit shitjet — sepse e provojmë vetë në treg.
3. Dyqani i Pajisjeve: Konsulencë nga Fotografi për Fotografin
Të blesh pajisje është e vështirë, prandaj Dyqani ynë është special. Ne nuk jemi shitës të thjeshtë.
Këtu, ju merrni pajisjet e fundit së bashku me konsulencë të kualifikuar nga ekipi ynë i fotografëve. Kështu, jeni i sigurt që çdo euro që shpenzoni shkon në pajisjen e duhur për qëllimin tuaj.
4. Hapësirat me qira: Punoni si Një Profesionist i Madh
Ne investuam në një studio profesionale në Tiranë, dhe ajo është në shërbimin tuaj!
Pse? Që ju të mos keni barrën e shpenzimeve të mëdha. Ne ofrojmë me qira studion me drita profesionale, pajisjet, dhe madje kompjuterat me software të licencuar. Kështu ju filloni punën me klientët me standarde maksimale që në ditën e parë, pa investime të mëdha fillestare.
SPM: Ne bëjmë bashkë teorinë dhe praktikën, ju japim mjetet dhe ju mësojmë si t'i përdorni për të fituar. Thjesht dhe qartë.